No products in the cart.

MASTITI I GJIRIT: Çfarë e shkakton bllokimin e gjirit?

Termi “Mastit” përkufizon një inflamacion të gjirit të femrës, që ndodh më shpesh gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës (mastiti puerperal). Mastitet shfaqen jashtë periudhës së shtatzënisë dhe laktacionit. Qëndrimi i qumështit për një kohë të gjatë në gji pa u zbrazur (staza e qumështit), favorizon shumëzimin e baktereve në rrugët e tij.

Simptomat dhe shkaqet

SIMPTOMAT!
– Skuqje në nivelin e gjoksit, rritje e temperaturës në zonën e skuqur.
– Plagë në nivelin e thithkës të gjirit (mamelës).
– Ndjesia e të qënurit sëmurë, me dhimbje koke dhe dhimbje të kyçeve.
– Ethe, të dridhura.
– Zmadhimi i gjëndrave limfatike të sqetullave.
– Dhimbje dhe ndjenjë tensioni në gjoks.
– Pak ose aspak përmirësim i simptomave pas ushqyerjes së fëmijës me gji.

SHKAQET
– Fëmija nuk thith mjaftueshëm
– Prania e pengesave në rrjedhjen e qumështit
– Zbrazje e pamjaftueshme e gjirit
– Shtimi i prodhimit të hormonit Prolaktine, gjë nxit zmadhimin e gjirit dhe shton prodhimin e qumështit giatë laktacionit.

Si duhet të veprojmë?
– Duhet kontrolluar pozicioni i gjirit gjatë ushqyerjes së fëmijës me gii: Pozicioni i gjirit dhe i kokës së fëmijës duhet të jetë i tillë që të lehtësoj zbrazjen sa më të mirë të gjirit nga qumështi.
– Masazhi i gjirit, për të favorizuar zbrazjen e plotë të tij.
– Vendosja e kompresave të ngrohta, që nxisin rrjedhjen e qumështit; Pas ushqyerjes së fëmijës me gii, rekomandohen kompresa freskuese, që lëhtësojnë dhimbjen dhe enjtjen e gjirit.
– Zbrazja e gjirit me pompë.
– Banjat në ujë të ngrohtë.

PERLAT
Një shpëtim i vërtetë për të gjitha Nënat që kanë vështirësi në gjidhënie!
Përdorimi: Në të ngrohtë dhe në të ftohtë!

KOMPRESA NE FORME XHELI
Për të lehtësuar dhimbjet dhe për të lehtësuar bllokimin e kanalit të gjirit!
Përdorimi: Në të ngrohtë dhe në të ftohtë!

top