Description
Pse është kaq e veçantë!
Buzzy, furça e dhëmbëve për fëmijë elektrike me muzikë është këtu!
Buzzy është me vibrim dhe muzikë, ka të gjitha tiparet që i nevojiten furçës së fëmijëve! Një kokë e vogël rrotulluese, e zëvendësueshme dhe e lehtë për t’u mbajtur nga duar të vogla. Buzzy bën më të lehtë për fëmijët e vegjël të përdorin furçën dhe të arrijnë hapësira të vogla në pjesën e prapme të gojës. E bërë me dorezë të ricikluar dhe kokë me fije të buta.
Dridhjet e bëjnë larjen e dhëmbëve një përvojë argëtuese dhe të këndshme për të vegjlit tuaj! Kokat e zëvendësueshme janë në dispozicion për t’u blerë veç e veç.
Fëmijët tuaj e bëjnë atë më personale me 6 ngjitëse me personazhet e Jack N’ Jill të përfshira!
Interaktive dhe argëtuese, drita LED me tre ngjyra tregon 3 mënyrat e larjes. Pa zhurmë, fikje automatike dy minutëshe i mëson fëmijës tuaj të lajë dhëmbët për dy minuta!
Për qetësinë e mendjes, vëndi i baterive mbrohet me vidë, i sigurt për fëmijët që të mos kenë mundësi hapje gjatë përdorimit.
Me paketim të biodegradueshem, Zero Plastik, rekomandohet për fëmijët e moshës 3+.
Rezistent ndaj ujit – Testuar sipas Standardeve Ndërkombëtare
Pa BPA, Pa Phthalate & PVC
Ju nevojiten 2 bateri AAA dhe 1 kaçavidë e vogël me koke kryq për të vendosur bateritë – nuk përfshihen.
Rekomandim:
Këndoni së bashku me Buzzy sot duke përdorur Pastën tonë të dhëmbëve Jack N ‘Jill në aromën tuaj të preferuar dhe shikoni argëtimin që fëmija juaj do të ketë duke larë dhëmbët!
Nëse fëmija juaj është nën moshën 3 vjec dhe ju dëshironi ti përdorni një furcë me bateri ju sygjerojmë Tickle Tooth Sonic 0-3 vjec, hidhini një sy.