No products in the cart.

-20%

Mustela- Vaj pastrues Stelatopia

Original price was: 3000 L.Current price is: 2400 L.

Vaji pastrues Stelatopia për lëkurë jashtëzakonisht të thatë.
Pastron butësisht  lëkurën e foshnjave dhe të porsalindurve.

Qetëson ndjesitë e acarimit .

Lë një shtresë mbrojtëse afatgjatë në lëkurën e foshnjës.

Quantity

Description

Kur bëhet fjalë për larjen e fëmijës tuaj me lëkurë jashtëzakonisht të thatë, prioriteti është të shmangni çdo stres të lëkurës. Vaji pastrues është krijuar posaçërisht për të qetësuar dhe për t’u kujdesur më shumë për lëkurën e brishtë të të voglit tuaj.

Përbërja e tij me vaj pastron butësisht dhe mbështjell lëkurën e foshnjës në një film mbrojtës, duke parandaluar efektin e tharjes së ujit të fortë.

Shkuma kremoze e vajit tonë shpëlahet dhe tretet lehtësisht në ujin e banjës, ku bëhet edhe vaj banjoje: një produkt me përdorim të  dyfishtë !

Përdorimi:

 

1-Shtypni pompën (vetëm një herë!) për të mbledhur sasinë e duhur të vajit në dorën tuaj.

2-Hidheni direkt në vaskë ose aplikojeni direkt në lëkurën e lagur të foshnjës.

3-Lani butësisht trupin dhe kokën e foshnjës duke e masazhuar pak.

4-Shpëlajeni. Dhe më pas thajeni foshnjën me shumë butësi: përpiquni ta “thajeni” me një peshqir të pastër pambuku (Fërkimi,  duhet shmangur në rast të lëkurës jashtëzakonisht të thatë).

 

Përbërësit :

Përbërësi  kryesor :  Distilati i vajit të lulediellit.
Ky përbërës ndihmon  lëkurën jashtëzakonisht të thatë, sepse aktivizon procesin e ripërtëritjes  së lëkurës dhe ka veti qetësuese të provuara prej kohësh.

Për të forcuar fuqinë e saj hidratuese, formula jonë është kombinuar me avokado , gjalpë shea dhe glicerinë me origjinë natyrale.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top