No products in the cart.

-10%

Vitabiotics – Pregnacare New Mum

Original price was: 2400 L.Current price is: 2160 L.

Pregnacare New Mum ofron një formulim nutricional të balancuar me një numër të madh mikronutrientësh që ndihmojnë nënat në periudhën pas lindjes për të plotësuar të gjithë nevojat e organizmit të tyre.

Quantity

Description

Shtesë ushqimore për nënat pas lindjes

Pregnacare New Mum ofron një formulim nutricional të balancuar me një numër të madh mikronutrientësh që ndihmojnë nënat në periudhën pas lindjes për të plotësuar të gjithë nevojat e organizmit të tyre.

Ky produkt është i përshtatshëm për tu marrë në çdo kohë pas shtatzanisë dhe ka nutrientët e përshtatshëm për mbështetjen e çlirimit normal të energjisë dhe shëndetit të lëkurës dhe flokëve.

Kjo formulë e avancuar përmban nutrientë si vitamina B12 dhe hekuri, të cilët kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe mungesës të energjisë. Ky formulim gjithashtu përfshin kolagjen me origjinë detare, bioflavonoide të qitros dhe ekstrakt të farave të rrushit, plus vitamina esenciale dhe minerale.

Shëndeti i flokëve dhe lëkurës ndryshon me kalimin e viteve por me siguri koha në të cilën ju do vini re më shumë ndryshim do jetë pas shtatzanisë dhe lindjes.

  • Ndryshimet që ndodhin në trupin e femrave gjatë shtatzanisë mund të kenë impakt në shëndetin e flokëve. Skalpi dhe flokët e shëndetshme vijnë nga ushqimi i tyre me nutrientët e përshtatshëm. Për këtë formula e Vitabiotics përfshin zink dhe slenium që kontribuojnë direkt në mirëmbajtjen e gjëndjes të flokëve.

  • Pregnacare New Mum përfshin në formulën e saj biotinë dhe niacinë (vitaminë B3) që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës plus vitaminë C që ndihmon në prodhimin normal të kolagjenit për një lëkurë të shëndetshme.

  • Është një suplement ideal për nënat pas lindjes që mban në nivelet e përshtatshme nutrientet pas shatzanisë.
  • Mund të merret dhe në periudhat kur nëna ushqen me gji (një produkt tjetër i Vitabiotics specifik për periudhën e ushqimit me gji është Pregnacare Breast-Feeding)


Përdorimi:

2 tableta në ditë me vaktin tuaj kryesor.
Gëlltiteni me ujë ose me ndonjë pije të ftohtë. Mos e përtypni. Ju mund të filloni të përdorni këtë produkt në çdo moment pas lindjes së fëmijës.

 Mos tejkaloni dozën ditore të rekomanduar. Si me të gjithë suplementet konsultohuni me mjekun nëse jeni në një trajtim mjekësor ose keni alergji nga ushqime specifike. Shtesat ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një djetë të shumëllojshme, të balancuar dhe një jetë të shëndetshme. Përmban vaj peshku me cilësi të lartë. Një efekt pozitiv merret me një dozë ditore prej 200mg DHA bashkë me acidet e tjera yndyrore omega-3 të rekomanduara për të rriturit. Duke qenë se Pregnacare përmban vitaminën K, nëse përdorni antikoagulantë (hollues gjaku), mos përdorni Pregnacare pa u konsultuar me mjekun. Ky produkt përmban hekur i cili nëse merret me shumicë mund të jetë i dëmshëm për fëmijët e vegjël. Ruajeni në temperatura nën 25°C, në vende të thata larg fëmijëve.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top