No products in the cart.

Bioderma – Atoderm Stick Levres

1250 L

Bioderma Atoderm Stick Lèvres është një zbutës ushqyes që ndihmon në qetësimin dhe mbrojtjen e buzëve të thata, shumë të thata dhe/ose të plasaritura.

Quantity

Description

Bioderma Atoderm Stick Lèvres është një balm ushqyes që ndihmon në rigjenerimin dhe zbutjen e lëkurës. Me një formulë unike, ofron rehati për buzët dhe një zgjidhje praktike për ti hidratuar dhe mbrojtur ato çdo ditë.

 

Përmban gjalpë Shea me veti të fuqishme ushqyese, i cili jo vetëm ushqen thellësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e buzëve. Gjithashtu përmban dyllë blete. Dylli i bletës ndihmon në mbrojtjen e buzëve nga agresorët e jashtëm. Për shkak të pranisë së ekstraktit Laminaria, ky stick gjithashtu ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e acarimit duke qenë ideal për t’i lënë buzët e thata, shumë të thata dhe/ose të plasaritura përsëri të buta.

I përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Rezultati? Hidratim i shpejtë dhe rehati në lëkurë. Me një përfundim transparent dhe një aromë të këndshme mjedre, është i përkryer për të ofruar dhe siguruar, në çdo rast, rehati dhe mbrojtje për buzët.

 

Karakteristikat:

  • Ngjyrë transparente
  • Nuk ka mbulim
  • Formë praktike për aplikim
  • Indikohet për probleme me lëkurën si buzë të thata, shumë të thata dhe/ose të plasaritura
  • Mund të aplikohet gjatë gjithë ditës, aq shpesh sa është e nevojshme
  • Mosha e përshtatshme 3+
  • I përshatshëm për të gjitha llojet e lëkurës

Përfitimet kryesore:

  • Ushqen në thellësi dhe zbut buzët, krijon një barrierë të qëndrueshme që mbron buzët, ofron rehati dhe i lë ato të buta.
  • Ka një aromë të këndshme mjedre.
  • I lehtë për t’u aplikuar dhe transparent.
  • Formuluar pa alkool, pa parabene.

Përbërësit kryesorë:

  • Dylli i bletës krijon një barrierë të qëndrueshme që mbron buzët
  • Ekstrakti Laminaria ndihmon në qetësimin dhe zbutjen e acarimit
  • Gjalpi Shea ka veti unike ushqyese. Jo vetëm që mund të ushqejë thellësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në rigjenerimin dhe qetësimin e buzëve, duke ofruar rehati.

Përdorimi:

Aplikoni Bioderma Atoderm Stick Lèvres çdo ditë në buzët e pastra dhe të thata. Riaplikoni sa herë të dëshironi gjatë gjithë ditës.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top