Youth Lab – Cleansing Radiance Mask

2350 L

Maskë për pastrim të thellë që rigjallëron lëkurën dhe minimizon poret.

Quantity

Description

Cleansing Radiance Mask është një maskë kremoze e cila do të freskojë lëkurën tuaj në vetëm 10 deri në 15 minuta!

Ofron pastrim të thellë dhe eksfolim të butë, duke aktivizuar rinovimin e qelizave. Largon papastërtitë, vajin dhe toksinat që bllokojnë poret duke e lënë lëkurën tuaj të lëmuar dhe të gjallë.

Rregullon prodhimin e sebumit, minimizon poret e zmadhuara dhe parandalon shpërthimet e akneve.

 

  • I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës edhe për ato të ndjeshmet.
  • I testuar dermatologjikisht.
  • Pa parabene, sulfate dhe gluten

 

Përbërës:

Ekstrakti Wintergreen siguron një lëkurë të butë, duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës dhe duke siguruar shkëlqim natyral
Acidi glikolik stimulon qarkullimin e qelizave epidermale duke favorizuar një pamje më të lëmuar dhe më të shndritshme të lëkurës.
Zinku PCA ka një veprim rregullues të sebumit, ndërsa nxit rinovimin e qelizave
Ekstrakti i Fomes Officinalis, i pasur me acid agarik, minimizon poret e zmadhuara, hidraton dhe zbut strukturën
Kaolina thith vajin e tepërt, largon pikat e zeza dhe të bardha
Epilobium Angustifolium kontribuon në rregullimin e lëkurës së yndyrshme, duke qetësuar skuqjet e lëkurës së yndyrshme

 

Perdorimi: 

Pas pastrimit aplikojeni në fytyrë dhe qafë duke shmangur zonën e syve. Lëreni për 10-15 minuta. Për llojet e ndjeshme të lëkurës, lëreni produktin më pak minuta. Shpëlajeni tërësisht me ujë të ngrohtë dhe thajeni.

Përdorimi i sugjeruar për lëkurë të kombinuar/të yndyrshme: 1 deri në 2 herë në javë.

Për llojet e tjera të lëkurës: sipas nevojës.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top