Description
Tabletat Daleron përmbajnë paracetamol, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror, si rrjedhojë lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.
Efekti i tij anti-inflamator është i dobët.
Ai shkakton pak efekte anësore gastrointestinale.
Tabletat Daleron përdoren për lehtësimin e dhimbjes së lehtë dhe të moderuar: dhimbjes së kokës, dhimbjes së dhëmbit, dhimbjeve menstruale, dhimbjes muskulare dhe reumatike, dhimbjes që shoqëron plagosjen, proçedurat mjekësore dhe dentale.
Në të ftohurit dhe grip, tabletat Daleron lehtësojnë dhimbjen e muskujve dhe kyçeve, dhe ulin temperaturën që shoqëron infeksionet virale dhe bakteriale.
*Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.
*Merrni tableta Daleron dhimbje dhe temperature, vetëm kur është e nevojshme.
Efekte anësore
Reviews
There are no reviews yet.