Description
Nurofen 400 mg përmban Ibuprofen një bar antiinflamator që lehtëson dhimbjen, dhimbjen e dhëmbit dhe dhimbjen menstruale. Ul inflamacionin dhe temperaturën. Nurofen 400 mg jepet për përdorimin në adoleshentët mbi 12 vjeç dhe mbi 40 kg dhe në të rriturit.
Indikohet në:
-
Lehtësimin e dhimbjes se lehtë deri në mesatare të shkaktuar nga dhimbja e dhëmbit, dhimbja e kokës, dhimbja menstruale.
-
Reduktimin e temperaturës e lidhur me të ftohurën dhe gripin.
Gjithmonë lexojeni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Dozimi
Fëmijët dhe adoleshentët që peshojnë mbi 40 kg (mbi 12 vjeç): Rekomandohet të merrni një kapsulë me ujë dhe më pas 1 kapsulë çdo 6 orë. Mos merrni më shumë se 3 kapsula në 24 orë.
MOS merrni Nurofen 400 mg nëse:
-
Jeni alergjik ndaj Ibuprofen ose ndaj njërit prej përbërësve të barit.
-
Keni patur astmë, skuqje të lëkurës, hundë me sekrecione, ënjtje të fytyrës pas trajtimit me ibuprofen, aspirinës ose barna të tjerë kundër dhimbjes.
-
Keni patur hemorragji ose perforacion gastrointestinal.
-
Keni probleme të mëlçisë ose veshkave.
-
Vuani nga shqetësime të lidhura me formimin e gjakut.
-
Keni tendencë për hemorragji ose probleme të lidhura me koagulimin e gjakut.
-
Vuani nga probleme të rënda të zemrës.
-
Jeni në tremujorin e fundit të shtatzanisë.
MOS ia jepni Nurofen fëmijës tuaj nëse ai/ajo është nën 12 vjeç ose peshon më pak se 40 kg.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj nëse:
-
Po trajtoheni me barna të tjerë.
-
Jeni në 6 mujorin e parë të shtatzënisë ose po ushqeni me gji foshnjën.
-
Simptomat pas marrjes së këtij bari vazhdojnë ose përkeqësohen.
I
Reviews
There are no reviews yet.