No products in the cart.

Anesderm Creme 5 % Tb 5 g

284 L

Ky krem ka veti kundër dhimbjes në saj të veprimit të tij mpirës në zonën e sipërme të lëkurës.

Quantity
Categories:, Tag:

Description

Anesderm 5% krem përmban brenda tij si përbërës aktivë prilocainën dhe lidocainën. Ky krem ka veti kundër dhimbjes në saj të veprimit të tij mpirës në zonën e sipërme të lëkurës. Ai përdoret për të reduktuar dhimbjen gjatë një procedure të caktuar mjekësore, dhe në këtë rast vaksinimit.

Kur nuk duhet të përdorim këtë krem?
Ky është një medikament që nuk duhet të përdoret tek personat me ndjeshmëri të lartë ndaj përbërësve aktivë, tek fëmijët që do të kryejnë vaksinën e tuberkulozit (vaksina e parë që kryen fëmija në maternitet), tek plagët e hapura, si edhe tek mukozat e zonave gjenitale.

Në momentin që ky krem do të përdoret tek fëmijët duhet të tregoni kujdes:
 Nuk duhet të përdoret tek fëmijët prematurë të lindur para javës së 37-të të shtatëzanisë;
 Tek të porsalindurit (0-2 muajsh), sasia e kremit që duhet të aplikohet nuk duhet të kalojë 1 gr dhe zona e lyer nuk duhet të jetë më e madhe se 10 cm katror;
 Tek bebet 3-12 muajsh nuk duhet të aplikohet më tepër se 2 gr krem;
 Nuk duhet të përdoret për më tepër se 15-30 minuta tek fëmijët me dermatit atopik, pasi lëkura e tyre është e irrituar.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top