No products in the cart.

-20%

Mustela – Stelatopia krem zbutës për lëkurën atopike të trupit

Original price was: 3560 L.Current price is: 2850 L.

Kremi zbutës Stelatopia+ është krijuar posaçërisht për lëkurë jashtëzakonisht të thatë të prirur ndaj ekzemës atopike

Quantity

Description

A ka fëmija juaj lëkurë jashtëzakonisht të thatë të prirur ndaj ekzemës atopike?

Kremi zbutës Stelatopia+, me distilat të vajit organik të lulediellit dhe pa parfum, është krijuar posaçërisht për të! Lëkura ushqehet në sipërfaqe falë furnizimit me lipidet që formojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Kruajtjet dhe acarimet qetësohen. Përdorimi i rregullt ndihmon në ribalancimin e florës së lëkurës. Lëkura rilipidohet falë oleodistilatit të lulediellit, Bioecolia dhe një përzierjeje e trefishtë përbërësish organikë që stimulojnë prodhimin e lipideve për të ndërtuar barrierën e lëkurës se dëmtuar atopike. Ushqen në thellësi edhe lëkurat më te thata duke rikthyer kështu butësinë dhe elasticitetin e humbur.

Produkti është i certifikuar dhe organik, mund të përdoret nga e gjithë familja që nga lindja, në trup dhe fytyrë. Veprimi i tij hidartues  dhe kundër kruajtjes qetëson irritimet dhe kruajtjen dhe ushqen thellësisht lëkurën.

  • Testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.
  • Testuar në lëkurë atopike nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik, për përdorim të sigurtë
  • Hipoalergjik: i formuluar për të minimizuar rrezikun e reaksioneve alergjike.
  • Hidratim afatgjatë.
  • Efikasiteti i vërtetuar klinikisht kundër kruajtjes

Përbërës:

Vaj i distiluar i lulediellit – Ky përbërës është zgjedhur posaçërisht për lëkurën jashtëzakonisht të thatë të prirur ndaj ekzemës atopike, sepse aktivizon rilipidimin e lëkurës dhe ka vërtetuar vetitë e saj qetësuese.

Bioecolia – Prebiotik, i marrë nga sheqernat natyralë, mbron mikrobiomën e lëkurës dhe forcon mbrojtjen natyrore.

*Pa alkool, klorfenzinë, vajra esencialë, sapun, ngjyra, parabene dhe ftalate.Pa parfum.

Përdorimi:

Merrni një sasi të vogël produkti dhe aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të trupit dhe fytyrës së foshnjës. Masazhojeni për një kohë të gjatë për të favorizuar përthithjen.

Mos e aplikoni në lëkurë të carë ose në plagë që rrjedhin.

Për të optimizuar efektivitetin e tij, përdorni së bashku me produktet e tjera të linjës stelatoipia.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top