No products in the cart.

Hundë të bllokuara?

Mund të themi që hundët e bllokuara janë një nga “makthet” më të këqija të nënave sepse ato shfaqin tek fëmijët: vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në ushqyerje, irritim, shqetësim.

Si duhet të veprojmë?

Në këtë periudhë virozash është shumë e rëndësishme të mbajmë nën kontroll bllokimin e hundëve, gjë e cila në disa raste nuk është edhe shumë e thjeshtë për t’u bërë!
1. Hunda e bebit duhet të pastrohet me tretës fiziologjik. Disa pika tretës fiziologjik lehtësojnë sekrecionet, gjë e cila lejon një pastrim më lehtë me anë të pompave nazale për thithjen e sekrecioneve!
2. Foshnjat kur grumbullojnë mukozën jo vetëm që kanë vështirësi në transportimin e oksigjenit në mushkëri por gjithashtu kanë probleme dhe në ushqyerje. Në këto raste, përdorimi i aspiratorit të hundës, në kombinim me pak tretësirë fiziologjike, do të qojë në zhbllokimin e hundëve.
3. Pompa elektike nazale- një shpëtim
Kjo pompë funksionon me bateri dhe bën të mundur tërheqjen e plotë të sekrecioneve duke pastruar në thellësi. Para përdorimit të saj, hidhen gjithmonë disa pika fiziologjik për zbutjen e mukozës.
4. Pompa për zhbllokimin e hundëve në thellësi. Shplarje të plotë nazale. Opsionale – shplarje me shiringë- e cila do një kujdes të veçantë gjatë përdorimit sepse mund të dëmtojë hundët e bebit.
5. Vapour rub ne formë Stiku
Një zgjidhje unike falë përbërsve natyral që ai përmban si: eukalipti-mentoli si dhe vaj bajamesh dhe kokosi të cilët janë mjaftë të sigurtë për lëkurën.
Përdorimi: Aplikohet direkt në lëkurë në pjesën e gjoksit. Nxehtësia e trupit bën që ky balsam të ngrohet duke çliruar një aromë i cila thithet nga bebi gjatë frymëmarrjes dhe bën të mundur zbllokimin e hundëve. Vapour rub ne formë Stiku ka efekte që zgjasin për shume orë.
6. Xhel balsamik me dëllinjë, kamomil dhe mjaltë eukalipti
Ka 2 mënyra përdorimi:
• Aplikojeni në gjoks dhe aroma që lëshon thithet gjatë frymëmarrjes
• Sugjerohet të vendoset një lugë xhel në ujë të nxehtë në dhomë kështu ai do lëshoj një aromë e cila lejon fëmijën të marr frymë thellë.

top