
Çfarë është Dermatiti Atopik (rrjebulla)?
Rrjebulla paraqitet në fromë ekzeme, e cila prek rreth 30% të fëmijëve. Kjo është një sëmundje alergjike e lëkurës, e cila shoqerohet me kruarje. Shumë fëmijë vuajnë nga forma të ndryshme alergjish, në rastin në fjalë kemi të bëjmë me alergji të lëkurës e cila njihet ndryshe si Dermatiti Atopik.






Cilat janë shkaqet e shfaqjes?
Sipas specialistëve në krijimin e inflamacionit të lëkurës ndikon kombinimi i faktorëve të jashtëm si psh:
- Klima e ftoftë
- Veshjet sintetike ose ato të leshta
- Pështyma
- Ushqimet irrituese psh. domatet, agrumet etj.
Të gjithë faktorët e përmendur më sipër acarojnë lëkurën dhe shkaktuar tharje, kruajte dhe reaksione.
Karakteristikat e lezioneve janë të ndryshme për mosha të ndryshme fëemijësh.
Tek një fëmijë i porsalindur ato shfaqen në formë petezash jo të thata. Zona ku përhapet më shumë është fytyra përveç zonës afër buzëve. Në pjesën më të madhe të kokës dhe të ballit ato kanë ngjyrë të verdhë në të kaftë.
Tek femijët më të rritur, dermatiti shfaqet në zonat e përthyerjes të krahëve, gjunjëve, rreth gojës dhe tek kapakët e syve, ndërsa lëkura e tyre paraqitet e thatë.
Edhe tek fëmijët e rritur dermatiti atopik shoqërohet me kruarje të mëdha të lëkurës, sidomos gjatë natës.
Si kurohet?
Dermatiti atopik nuk ka një terapi kuruese specifike. Sipas rasteve të ndryshme apo gjendjes në të cilën është shfaqur enzema fëmijëve ju sugjerohet nga kremi më i thjeshtë hidratues, i cili ka veti të rris aftësinë mbrojtëse të lëkurës, deri tek kremrat me përmbajtje kortizoni, i cili ka veti anti-inflamatore.
Këshilla për nënat
Disa këshilla se të kujdeseni në mënyrën e duhur për vogëlushët:
Banja e fëmijës duhet të bëhet me ujë të vaktë për të paktën 20 min.
Shampoja duhet të jetë specifike për lëkura delikate dhe të thata me prirje ekzemash( sugjerojmë shampo me përbërës vajor.)
Peshqirët duhet të jenë të butë dhe pambuk.
Nuk duhen përdorur rroba të leshta dhe batanijet nuk duhet të prekin lëkurën.
Veshjet duhet të lahen me detergjent specifik për beba.
Këshilla për nënat
Thonjtë e fëmijës duhet të priten shkurt dhe natën duhet t’i vishni doreza pambuku.
Kujdes nga nxehtësia e tepërt në shtëpi pasi than ajrin (sugjerohet patjetër një lagështues në shtëpi.)