No products in the cart.

Pyetje dhe përgjigje të shpeshta...

Lexoni pyetjet dhe përgjigjet e mëparshme dhe mund të gjeni këshillat e duhura për fëmijën dhe veten tuaj. Ju lutemi vini re se kjo faqe nuk është një zëvendësim për një konsultë personale me një mjek.

Si t'i lirojmë hundët e bllokuara?

Në këtë periudhë virozash është shumë e rëndësishme të mbajmë nën kontroll bllokimin e hundëve, gjë e cila në disa raste nuk është edhe shumë e thjeshtë për t'u bërë!
1. Hunda e bebit duhet të pastrohet me tretës fiziologjik. Disa pika tretës fiziologjik lehtësojnë sekrecionet, gjë e cila lejon një pastrim më lehtë me anë të pompave nazale për thithjen e sekrecioneve!
2. Foshnjat kur grumbullojnë mukozën jo vetëm që kanë vështirësi në transportimin e oksigjenit në mushkëri por gjithashtu kanë probleme dhe në ushqyerje. Në këto raste, përdorimi i aspiratorit të hundës, në kombinim me pak tretësirë fiziologjike, do të qojë në zhbllokimin e hundëve.
3. Pompa elektike nazale- një shpëtim
Kjo pompë funksionon me bateri dhe bën të mundur tërheqjen e plotë të sekrecioneve duke pastruar në thellësi. Para përdorimit të saj, hidhen gjithmonë disa pika fiziologjik për zbutjen e mukozës.
4. Pompa për zhbllokimin e hundëve në thellësi. Shplarje të plotë nazale. Opsionale - shplarje me shiringë- e cila do një kujdes të veçantë gjatë përdorimit sepse mund të dëmtojë hundët e bebit.
5. Vapour rub ne formë Stiku
Një zgjidhje unike falë përbërsve natyral që ai përmban si: eukalipti-mentoli si dhe vaj bajamesh dhe kokosi të cilët janë mjaftë të sigurtë për lëkurën.
Përdorimi: Aplikohet direkt në lëkurë në pjesën e gjoksit. Nxehtësia e trupit bën që ky balsam të ngrohet duke çliruar një aromë i cila thithet nga bebi gjatë frymëmarrjes dhe bën të mundur zbllokimin e hundëve. Vapour rub ne formë Stiku ka efekte që zgjasin për shume orë.
6. Xhel balsamik me dëllinjë, kamomil dhe mjaltë eukalipti
Ka 2 mënyra përdorimi:
• aplikojeni në gjoks dhe aroma që lëshon thithet gjatë frymëmarrjes
• sugjerohet të vendoset një lugë xhel në ujë të nxehtë në dhomë kështu ai do lëshoj një aromë e cila lejon fëmijën të marr frymë thellë.

Çfarë është Dermatiti Atopik (rrjebulla)?

Rrjebulla paraqitet në fromë ekzeme, e cila prek rreth 30% të fëmijëve. Kjo është një sëmundje alergjike e lëkurës, e cila shoqerohet me kruarje. Shumë fëmijë vuajnë nga forma të ndryshme alergjish, në rastin në fjalë kemi të bëjmë me alergji të lëkurës e cila njihet ndryshe si Dermatiti Atopik. Dermatiti atopik nuk ka një terapi kuruese specifike. Sipas rasteve të ndryshme apo gjendjes në të cilën është shfaqur enzema fëmijëve ju sugjerohet nga kremi më i thjeshtë hidratues, i cili ka veti të rris aftësinë mbrojtëse të lëkurës, deri tek kremrat me përmbajtje kortizoni, i cili ka veti anti-inflamatore.

Përse janë të rëndësishme Vitaminat Post Partum?

Pas shtatëzanisë nevoja për vitamina dhe minerale rritet. Studime shkencore tregojnë se për të prodhuar qumësht të gradës së lartë të gjirit, në sasi të mjaftueshme për rritjen e porsalindur dhe të zhvillimit, furnizimi me kalori i nënëve duhet të jetë 700 kcal më të lartë sesa para lindjes.
Pas lindjes, nëse fëmija ështe ushqyer me gji, nëna duhet të marrë në ditë-poëered 2700 kcal; Për këtë arsye produktet e konsumuara duhet të permbajnë minerale dhe vitamina në një shumë të mjaftueshme për nënën dhe fëmijën.

Çfarë e shkakton mastitin e gjirit?

Termi “Mastit” përkufizon një inflamacion të gjirit të femrës, që ndodh më shpesh gjatë periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës (mastiti puerperal). Mastitet shfaqen jashtë periudhës së shtatzënisë dhe laktacionit. Qëndrimi i qumështit për një kohë të gjatë në gji pa u zbrazur (staza e qumështit), favorizon shumëzimin e baktereve në rrugët e tij.

Përse duhet një kolektor qumështi?

Shumë nëna rrjedhin nga njëri gji ndërsa ushqehejnë nga gjiri tjetër.
Mbledhësi i qumështit të gjirit është krijuar për të mbledhur qumështin e gjirit që rrjedh natyrshëm nga gjiri tjetër gjatë gjidhënies, për të siguruar që çdo pikë të përdoret dhe të mos shpërdorohet.

Cili është roli i Omega 3 në organizëm?

• Zhvillojnë trurin

• Acidet yndyrore omega-3 kanë një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Plotësimi ditor i Omega-3 është i rendësishem për trurin.

• Acidet yndyrore Omega-3 kanë një rol kyq në strukturën dhe funksionin normal të qelizave tw trurit!

• Acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për zhvillimin e funksioneve mendore, të folurit, studimit, kujtesës dhe përqendrimit.

• Përmirëson shikimin. Omega-3 DHA ndihmon shikimin dhe përshtatjen e syve ndaj kushteve të ndryshme të ndriçimit

• Përmireson çrregullimet e hiperaktivitetit. Një rishikim i 16 studimeve zbuloi se acidet yndyrore Omega-3 përmirësonin kujtesën, vëmendjen, mësimin, impulsivitetin dhe hiperaktivitetin, te cilat shpesh preken nga ADHD, po ashtu dhe vështirësinë për t’u përqendruar!

• Redukton Astmën. Astma është një gjendje kronike që prek femijet dhe të rriturit, duke shkaktuar simptoma si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, kollitje dhe fishkëllime. Disa studime kanë zuluar se suplementet e acideve yndyrore Omega-3 ndihmojnë në lehtësimin e këtyre simptomave.

• Promovon gjumë më të mirë. Çrregullimet e gjumit prekin gati 4% te femijeve nën moshën 18 vjeç. Një studim në 395 fëmijë lidhi nivelte më të ulëta të acideve yndyrore Omega-3 në gjak me një rrezik më të lartë të problemeve të gjumit. Gjithashtu zbuloi se plotësimi me 600 mg DHA gjatë 16 javëve uli ndërprerjet e gjumit dhe çoi në gati l orë më shumë gjumë në natë.

 

Pyesni farmacistin tuaj,
jo internetin!

top