Description
Dozimi
Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit
Tachipirina 1000mg rekomandohet per te rriturit dhe adoleshentet mbi 15vjec. Doza e rekomanduar është një tabletë e tretur ne uje deri 3 here ne dite, ne nje interval midis marrjeve jo me pak se 4 ore.
Principi aktiv
Substanca aktive është: paracetamoli (secila tabletë eferveshente përmban 1000 mg paracetamol) Përbërësit e tjerë janë: acidi citrik, bikarbonat natriumi, sorbitol, benzoat natriumi, arome portokalli, acesulfame K, emulsion simetikoni, dokusat natriumi.
*Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.
Ruajtja
Mbajeni këtë medikament jashtë shikimit dhe arritjes nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji. Gjysma e tabletës mund të ruhet për 24 orë në paketimin origjinal.
Efektet anesore
Si të gjitha medikamentet, edhe ky medikament mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shprehin ato. Nëse ju / fëmija përjetoni efektet anësore të mëposhtme, ndalojeni menjehere këtë medikament dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj: reaksione alergjike me:
- Skuqje e lëkurës e shoqeruar me kruajtje (urtikarie)
- Enjtje e fytit (edemë e laringut)
- Enjtje e duarve, këmbëve, kyçeve të këmbës, fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fyt (angioedema)
- Reaksion i rëndë alergjik (shoku anafilaktik)
Medikamentet e tjera dhe Tachipirina
Paracetamoli mund të ndërveprojë me medikamente të tjera. Tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër.
- Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket, opioidet), vonojnë efektin e Tachipirines
- Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetike) përshpejtojnë efektin e Tachipirines
- Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak), zvogëlon efektin e paracetamolit
- Kloramfenikoli (antibiotik), mund te rrise rrezikun e efekteve anesore
- Antikoagulante
- Rifampicina (antibiotik);
- Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulcerës së stomakut)
- Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsise), si glutetimide, fenobarbita, karbamazepina
- Zidovudina (medikament per trajtimin e HIV).
Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachipirine kërkon një kontroll strikt të mjekut.
Kjo është një përmbledhje e fletës përshkruese të produktit, nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes, ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.
Reviews
There are no reviews yet.