Description
Përbërësi aktiv farmaceutik është acidi acetilsalicilik.
1 tabletë gastrorezistente përmban 100 mg acid acetilsalicilik.
Angina pectoris të paqëndrueshme (dhimbje gjoksi si rrjedhojë e qarkullimit jo të mirë në vazat koronare të zemrës) si pjesë e mjekimit standart;
Infarktin akut të miokardit si pjesë e mjekimit standart;
Parandalimin e ripërsëritjes së infarktit të miokardit pas një infarkti të mëparshëm (profilaksia e ri-infarktit);
Pas operacioneve ose në ndërhyrje të tjera në vazat arteriale të gjakut (p.sh. në bypass venoz aortokoronar [ACV8], në angioplastikë koronare transluminale perkutane [PTCA]);
Parandalimin e krizave kalimtare ishemike (TIA) dhe infarktit cerebral që ndjekin shfaqjen e shenjave të fazave pararendëse (p.sh. shenja të përkohëshme të paralizës në fytyrë, në muskujt e krahëve ose në humbjen e përkohëshme të shikimit).
Nëse jeni alergjik ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve ose ndaj ndonjërit prej përbërësve të tjerë të Aspirin Protect 100 mg;
Nëse në të shkuarën keni pasur reaksion ndaj disa lloj barnash që përdoren kundra dhimbjes, temperaturës apo inflamacionit (salicilate ose anti-inflamatore të tjerë josteroid), shoqëruar me kriza astme ose me reaksione të tjera mbindjejshmërie (alergjike);
Nëse vuani nga ulçera akute gastrike ose duodenale;
Nëse keni një prirje të shtuar patologjike për gjakrrjedhje (diatezë hemorragjike);
Nëse vuani nga insufiçienca e rëndë e veshkave ose e mëlçisë;
Nëse vuani nga insufiçienca e rënde e zemrës për të cilën nuk po merrni mjekimin e duhur;
Nëse po merrni 15 mg ose më shumë metotreksat ne javë;
Në tremujorin e fundit të shtatzënisë, në doza mbi 150 mg acid acetilsalicilik në ditë
Nëse jeni i mbindjejshëm (alergjik) ndaj analgjezikeve të tjerë, barnave anti-inflamatore ose antireumatizmale si dhe ndaj lëndëve të tjera nxitëse të alergjisë;
Nëse vuani nga alergji të tjera (p.sh me simptoma si reaksione në lëkurë, kruarje, acarime etj.);
Nëse vuani nga astma bronkiale, ethet e barit, enjtje të mukozës së hundës (polipeve nazale), sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes;
Nëse përdorni njëkohësisht mjekim me antikoagulantë (p.sh. derivate të kumarinës, heparinës , me përjashtim të mjekimit me doza të ulëta të heparinës):
Nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçise;
Në pacientë me funksion të dëmtar të veshkave apo me funksion të dëmtuar të qarkullimit kardiovaskular (p.sh. sëmundje vaskulare të veshkave, mosfunksionim kongjestiv i zemrës, renie të volumit, kirurgji madhore, sepsis apo episode madhore kardiovaskulare) sepse acidi acetilsalicilik mund të shkaktojë një rritje të mëtejshme të rrezikut për dëmtim të veshkave apo mosfunksionim akut të tyre;
Nëse do të kryeni operacion (përfshirë kirurgjinë e vogël si heqjet e dhëmbëve): mund të zgjatet koha e hemorragjisë. Ju lutemi të njoftoni mjekun ose dentistin tuaj nëse keni marrë Aspirin Protect 100 mg;
Në pacientë që vuajnë nga pamjaftueshmëria e glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës, acidi acetilsalicilik mund të induktojë hemolizë ose anemi hemolitike. Faktorët që shtojnë këtë rrezik janë doza e lartë, temperaturë apo infeksionet akute.
Reviews
There are no reviews yet.