No products in the cart.

BRUFEN 400 MG – 30 TABLETA

270 L

Brufen 400 mg përdoret për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit të  gjendjeve si osteoartriti ose artritit rheumatoid. Trajton gjithashtu gjendje të  tjera të shoqëruara me dhimbje si dhimbje dhëmbi, dhimbje pas ndërhyrjeve  kirurgjikale, dhimbje menstruale etj.
Brufen 400 përdoret dhe për uljen e temperaturës. Rekomandohet të përdoret në të rritur dhe fëmijë që peshojnë më shumë se 7 kg.
Quantity

Description

Brufen 400 mg përmban ibuprofen që i përket barnave të grupit të quajtur anti-inflamatorë kundër dhimbjes. Lehtëson dhimbjen dhe inflamacionit të gjendjeve si osteoartriti, artriti rheumatoid, atriti i shtyllës kurrizore, spondiliti ankiloz, kyçe të enjtura, shpatulla të ngrira, dhimbje të shpinës së poshtme, tërheqjeve dhe ndrydhjeve. Trajton gjithashtu gjendjet të shoqëruara me dhimbje dhëmbi, dhimbje pas operacioneve, dhimbjet menstruale dhe dhimbjen e kokës. Ibuprofen ka veti antipiretike duke ulur temperaturën e lartë.
Indikohet në: 
  • Trajtimin e dhimbjes dhe inflamacionit në gjëndje si osteoartrit, artriti   rheumatoid, shpatulla të ngrira, tërheqjeve muskulare dhe ndrydhjeve.
  • Uljen e temperaturës
  • Lehtësimin e dhimbjes së kokës, migrenës, dhimbjes së dhëmbit, dhimbjes menstruale etj.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacitin tuaj përpara përdorimit.
Merrini tabletat Brufen me ose pas ushqimit me një gotë ujë. Tabletat Brufen duhet të gëlltiten të plota jo të përtypen, thyhen, thërrmohen ose të mbahen në gjuhë për të parandaluar shqetësimin në gojë ose irritimin në fyt.
DOZIMI:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Doza e zakonsihme është 600 deri në 1800 mg përgjatë gjithë ditës. Mjeku juaj mund tjua rrisë dozën në bazë të gjendjes për të cilën ju po trajtoheni; mos të tejkalozet doza 2400 mg në ditë.
Fëmijët- Doza e zakonshme është 20 mg për kg në bazë të peshës trupore në ditë, të dhëna në doza të ndara. Tabletat Brufen nuk duhet të merren nga fëmijët që peshojnë më pak se 7 kg.
Në rastet e artritit të rënduar juvenil mjeku juaj mund tjua rrisë dozën deri në 40 mg në doza të ndara.
MOS merrni Brufen 400 mg nëse:
  • Jeni të mbindjeshëm (alergjik) ndaj njërit prej përbërësve të këtij bari
  • Keni ose keni patur ulçer në stomak, gjakrrjedhje në stomak ose perforacion.
  • Keni gjendje që shoqërohet me tedencë për gjakrrjedhje
  • Vuani nga astma ose keni patur reaksione alergjike pas marrjes së ibuprofen
  • Vuani nga enjtja ose irritimi brenda hundës.
MOS e merrni Brufen me alkool.
MOS ia jepni Brufen 400 mg fëmijëve që peshojnë më pak se 7 kg.
Kujdes: 
Këshillohuni me doktorin tuaj përpara se të merrni Brufen 400 mg:
  • Vuani nga sëmundje të mëlçisë ose veshkave
  • Keni li
  • Keni infeksion
  • Doktori juaj ju ka thënë që keni intolerancë ndaj disa sheqernave
  • Nëse ju ose fëmija juaj jeni të dehidratuar
  • Jeni shtatzënë ose po planifikoni të mbeteni shtatzënë
  • Po mjekoheni me barna të tjerë.

 

 

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top