Sold

Jack N’ Jill – Buzzy – Furcë me Bateri me Muzikë 3 vjeç +

3800 L

Furça më e vecantë për fëmijë mbi 3 vjec.

Interaktive dhe argëtuese, me vibrim dhe muzikë, me paketim të biodegradueshem, zero plastikë. Zgjidhni më të mirat për fëmijët tuaj, mësojini të kujdesen për higjenën orale dhe gjithashtu për mjedisin.

 

Out of stock

Description

Pse është kaq e veçantë!

Buzzy, furça e dhëmbëve për fëmijë elektrike me muzikë është këtu!

Buzzy është me vibrim dhe muzikë, ka të gjitha tiparet që i nevojiten furçës së fëmijëve! Një kokë e vogël rrotulluese, e zëvendësueshme dhe e lehtë për t’u mbajtur nga duar të vogla. Buzzy bën më të lehtë për fëmijët e vegjël të përdorin furçën dhe të arrijnë hapësira të vogla në pjesën e prapme të gojës. E bërë me dorezë të ricikluar dhe kokë me fije të buta.

Dridhjet e bëjnë larjen e dhëmbëve një përvojë argëtuese dhe të këndshme për të vegjlit tuaj! Kokat e zëvendësueshme janë në dispozicion për t’u blerë veç e veç.

Fëmijët tuaj e bëjnë atë më personale me 6 ngjitëse me personazhet e Jack N’ Jill të përfshira!

Interaktive dhe argëtuese, drita LED me tre ngjyra tregon 3 mënyrat e larjes. Pa zhurmë, fikje automatike dy minutëshe i mëson fëmijës tuaj të lajë dhëmbët për dy minuta!

Për qetësinë e mendjes, vëndi i baterive mbrohet me vidë, i sigurt për fëmijët që të mos kenë mundësi hapje gjatë përdorimit.

Me paketim të biodegradueshem, Zero Plastik, rekomandohet për fëmijët e moshës 3+.
Rezistent ndaj ujit – Testuar sipas Standardeve Ndërkombëtare

Pa BPA, Pa Phthalate & PVC
Ju nevojiten 2 bateri AAA dhe 1 kaçavidë e vogël me koke kryq për të vendosur bateritë – nuk përfshihen.

Rekomandim:

Këndoni së bashku me Buzzy sot duke përdorur Pastën tonë të dhëmbëve Jack N ‘Jill në aromën tuaj të preferuar dhe shikoni argëtimin që fëmija juaj do të ketë duke larë dhëmbët!

Nëse fëmija juaj është nën moshën 3 vjec dhe ju dëshironi ti përdorni një furcë me bateri ju sygjerojmë Tickle Tooth Sonic 0-3 vjec, hidhini një sy.

top