La Roche Posay – Retinol Serum Anti Age Set

5500 L

Quantity

Description

La Roche Posay Retinol Serum Anti Age Set

La Roche Posay B3 Pure Retinol Serum (30ml)

Është një  serum kundër plakjes me retinol të pastër për fytyrën dhe qafën e lë lëkurën të ndjehet më e lëmuar, e hidratuar dhe e rinovuar. Si rezultat, pamja e vijave të holla, rrudhave dhe dëmtimi i parakohshëm i diellit zvogëlohet.

  • Retinoli i pastër  me çlirim gradual vepron gradualisht në lëkurë për efikasitet dhe tolerancë.
  • Tekstura e lehtë, hidratuese rinovon dukshëm lëkurën, duke reduktuar linjat dhe rrudhat dhe duke krijuar një pamje më të ndritshme.
  • I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme.

La Roche Posay Ujë micelar për lëkura të ndjeshme (50ml)

La Roche-Posay Micellar Water Ultra Sensitive Skin është një ujë micelar që largon 99% të make-up me përdorimin e vetëm një tamponi pambuku, duke përfshirë dhe zonën e syve dhe buzët. Uji micelar largon me delikatesë papastërtitë nga lëkura pa e tharë atë. Lëkura është e pastër dhe e rifreskuar me një ndjesi freskie dhe qetësie.

Përbërësit kryesorë

  • 1% glicerinë – hidraton dhe zbut lëkurën
  • Ujë termal La Roche Posay – qetëson dhe hidraton lëkurën

La Roche Posay Ujë termal (50ml)

Për të gjitha tipet e lëkurës. Lëmon dhe zbut lëkurën e ndjeshme.Uji termal La Roche-Posay është një bashkim i kripërave minerale, elementëve gjurmë dhe selenit, me veti antioksiduese, anti-irrituese, qetësuese dhe zbutëse. Këto virtyte të përbërësve aktivë janë demonstruar shkencërisht.Ideal për përdorim të përditshëm,përdoret për të zbutur dhe lëmuar lëkurën sensitive, jep rehati dhe rifreskon lëkurën pas pastrimit, hidraton dhe freskon lëkurën në kohë të ngrohtë. Gjithashtu mund të përdoret për heqjen e makijazhit.

Uji Termal La Roche Posay mund të përdoret në vend të një toniku si pjesë e pastrimit rutinë. Mund të përdoret si një alternative për freskimin dhe hidratimin e lëkurës në jetën e përditshme.

La Roche Posay Anthelios Ultra Cream SPF 50+ (1,5ml)

Mbrojtje shumë e lartë ndaj diellit UVA/UVB në një formulë hidratuese për lëkura normale të thata. Mbrojtje ultra e gjatë UVA. E zhvilluar posaçërisht për lëkura të ndjeshme. Nuk irrition sytë.
Formulë kremi ultra komode. Krem hidratues. Jo i yndyrshëm. Pa parfum.
Testuar dhe ritestuar për efikasitetin dhe butësinë në lëkurat e ndjeshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, të gjitha fototipet. Pa parfum.

Përdorimi:

La Roche Posay B3 Pure Retinol Serum

Mbushni pikatoren me serum dhe aplikoni 3-4 pika në mbrëmje në fytyrë dhe qafë.

Mund të përdoret vetëm ose nën një hidratues.

Shmangni zonën e syve. Retinoli i pastër mund të reagojë në kontakt me ajrin(zbehet ngjyra). Kjo nuk dëmton tolerancën ose efikasitetin e tij.

La Roche Posay Ujë micelar për lëkura të ndjeshme

Aplikoni ujin micelar La Roche Posay në një tampon pambuku dhe pastroni lëkurën deri sa të gjithë papastërtitë të largohen. Nuk ka nevojë për shplarje me ujë.

La Roche Posay Ujë termal

Ndërkohë që jeni duke e sprucuar mbajeni sprain 20 cm larg fytyrës dhe mbyllni sytë. Lëreni të depërtojë për 2-3 min. Hiqeni pjesën e tepërt me një garzë. Uji është gjithashtu i përshtatshëm edhe për trupin.

La Roche Posay Anthelios Ultra Cream (SPF 50+)

Aplikoni produktin pak para ekspozimit në diell. Riaplikoni kremin butësisht dhe shpesh, veçanërisht pas notit ose djersitjes.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top