Description
Lioton xhel përmban heparinë e cila bën pjesë në grupin e barnave që përdoren për trajtimin e venave varikoze. Lioton vepron duke ulur enjtjen, inflamacionin dhe ka efekt antikoagulues (kundër mpiksjes së gjakut)Xheli përdoret për trajtimin lokal të inflamacionit të venave sipërfaqësore dhehematomave (mavijosjeve).
Indikohet në:
- Trajtimin e sëmundjeve të venave sipërfaqësore, si sindromat varikoze dhe ndërlikimet e tyre: flebotromboza, tromboflebiti, periflebiti sipërfaqësor, ulçerat varikoze.
- Varikoflebiti postoperator, pasojat e safenektomisë.
- Traumat dhe kontuzionet (shembjet); infiltratet dhe edemat lokale; hematomat subkutane.
- Traumat dhe tërheqjet muskulo-tendinoze dhe kapsulo-ligamentoze.
Lioton mund të përdoret vetëm ose në kombinim me terapitë sistemike.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Xheli përdoret (aplikohet) 1-3 herë në ditë, duke vendosur 3-10 cm xhel në zonën e prekur dhe duke e shpërndarë atë nëpërmjet masazhimit të lehtë.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj heparinës ose përbërësve të tjerë të xhelit.
MOS e përdorni në rastet e gjakderdhjeve, plagëve të hapura ose mukozave.
Lioton Gel përmban eksipientët metil dhe propil p-hidroksibenzoat dhe nuk përdoret në pacientët që janë alergjik ndaj parabenit.
Reviews
There are no reviews yet.