Description
Moment përmban ibuprofen, një bar që i përket klasës së analgjezikëve, anti-inflamatorë që përfshin barnat që luftojnë dhimbjen dhe inflamacionin si dhimbja e kokës, dhimbje dhëmbi, dhimbje të kyçeve dhe muskujve etj. Ibuprofen ka gjithashtu veti antipiretike duke ulur temperaturën e lartë. Trajton simptomat e ftohjes dhe gripit në të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.
Indikohet në të rritur dhe adoleshentët nga 12 vjeç për:
- Trajtimin e dhimbjes të origjinave dhe natyrave të ndryshme (dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgi, dhimbje të muskujve, të kockave, dhimbje menstruale)
- Lehtësimin e simptomave të ftohjes dhe gripit
- Uljen e temperaturës
Lexojeni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç: doza e rekomanduar është 1-2 tabeta, dy deri në tre herë në ditë.
Moment mund të merret në stomak bosh. Pacientët me probleme të stomakut, këshillohen ta marrin me stomak plot.
Flisni me doktorin tuaj nëse nuk ndiheni mirë ose përkeqësoheni pas 3 ditësh trajtim.
MOS e përdorni Moment nëse:
-
Jeni alergjik ndaj ibuprofenit dhe/ose ndaj përbërësve të këtij bari
-
Jeni alergjik ndaj barnave të tjerë antireumaztimale (aciacetilsalicilik) që përdoren për të trajtuar dhimbje të muskujve dhe të artikulacioneve
-
Jeni nën 12 vjeç
-
Jeni në trimujorin e fundit të shtatzanisë ose po ushqeni me gji
-
Vuani nga sëmundje të stomakut ose intestinale
-
Keni gjakderdhje ose perforacion të stomakut ose të zorrëve pas përdorimit të barnave
-
Vuani nga forma të rëndë të sëmundjeve të zemrës
-
Vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë ose veshkave
-
Keni humbje të lëngjëve si pasojë e të vjellave, diarresë ose marrjes në sasi të pakët të lëngjeve.
Kujdes:
Flisni me doktorin tuaj përpara se të merrni Moment:
-
Keni patur vështirësi në frymëmarrje pas përdorimit të acidit acetilsalicilik (aspirinë) ose barna të tjerë antiinflamatorë.
-
Vuani nga asthma, hundë me sekrecione, polipe në hundë
-
Po merrni barna të tjerë anti-inflamatorë si inhibitorët selektivë të COX-2 meqë mund të rrisin rrezikun e ulcerave ose gjakderdhjes.
-
Jeni i moshuar ose vuani nga ulcera, sëmundja kronike e zorrëve, sëmundje të lidhura me stomakun dhe zorrëve që lidhen me përdorimin e barnave.
-
Keni presion të lartë të gjakut
-
Keni funskion të ulët të veshkave dhe mëlçisë
-
Jeni shtatzanë ose planifikoni të mbeteni shtazanë.
-
Nëse vini re shfaqjen e skuqjeve, lezioneve mukozale ose shenja të hipersensitivitetit duhet të ndalni trajtimin me Moment.
-
Ky produkt përmban Sukrozë: nëse doktori juaj ju ka diagnostikuar me intolerancë ndaj disa sheqernave (si psh sukroza) flisni me të para se ta merrni barin.
Reviews
There are no reviews yet.