Nuvita Furce Elektrike Dhembesh 3m+ 1151

2990 L

Nuvita Furce Elektrike Dhemebesh 3m+

E vetmja furçe elektrike e bute, efektive dhe e sigurt per femijet qe te kujdesen per higjienen orale.

E vetmja e aprovuar nga ekspertet per te parandaluar, trajtuar dhe mesuar femijet menyren me korrekte dhe te pergjegjshme per krijimin e bazave dhe ruajtjen e shendetit te gojes dhe dhembeve sot dhe per te gjithe jeten.

Shendeti i mire i dhembeve fillon qe ne femijeri

Shendeti i mire i dhembeve varet nga higjiena e duhur orale, e cila duhet te filloje shume kohe para se te shfaqet dhembi i pare.

Duke filluar nga muaji i pare i jetes, edhe nese foshnja ushqehet vetem me qumeshtin e nenes ose ate ne shishe, pas cdo vakti ushqimor eshte e rendesishme te vendosni nje rutine pastrimi te mishrave te dhembeve per te hequr mbetjet e qumeshtit dhe per te zvogeluar ngarkesen bakteriale.

Pllaka qe krijohet ne zgavren e mishrave te dhembeve eshte ne fakt shkaku i zhvillimit te semundjeve kryesore te gojes.

Higjiena e duhur per dhembet dhe mishrat e dhembeve

Pas 3 muajsh-it te pare mishrat e dhembeve fillojne fazen e pergatitjes per daljen e dhembeve te pare.

Zona rreth dhembit qe do te dale do te filloje te fryhet, inflamohet dhe shkakton dhimbje dhe shqetesime, kryesisht te shkaktuara nga bakteret qe sulmojne zonen, e cila ne ate moment eshte me shume subjekt i sulmit nga bakteret qe jane aktualisht ne goje.

Eshte e rendesishme te pastroni nofullen e siperme dhe te poshtme te gojes duke masazhuar siperfaqen dhe anet e mishit te dhembeve me nje veprim efektiv, por te bute.

Kur shfaqen dhembet e pare dhe drejt vitit te pare te femijes eshte e rendesishme te filloni ta mesoni femijen me perdorimin e furçes se dhembeve dy here ne dite; kjo do te krijoje nje rutine, nje zakon qe eshte masa me e fuqishme e parandalimit te semundjeve dhe demtimeve te mevonshme.

Per te qene efektiv, larja e dhembeve duhet te mbikeqyret nga prindi deri ne moshen 6-7 vjec, kohe ne te cilen femija duhet te jete ne gjendje te laje dhembet ne menyre te pavarur, duke mesuar te pastroje mire te gjitha siperfaqet.

Perfitimet e perdorimit te Teknologjise SONIC®

Perdorimi i nje furce dhembesh elektrike per femije qe kryen mikro-levizje te vazhdueshme lejon nje pastrim me te plote dhe 5 here me efektiv sesa perdorimi i nje furçe dhembesh manuale.

Permes levizjes se kokave, teknologjia Sonic® kryen levizjen e duhur, te rekomanduar nga dentistet per nje higjiene te sakte, te thelle dhe delikate, duke mos demtuar mishrat e dhembeve dhe duke ruajtur shendetin e gojes.

Furça elektrike e dhembeve Nuvita Sonic Clean & Care eshte krijuar per te trajtuar higjienen orale qe nga muajt e pare te jetes se femjes suaj ne nje menyre delikate dhe efektive.

Furca vjen ne permasa te ndryshme, duke ndjekur dhe rritjen e femijes suaj dhe duke e ndihmuar ate te mesoje rutinen e duhur te higjienes se dhembeve.

Sonic Clean & Care eshte e vetmja furce dhembesh e aprovuar nga AIO – Shoqata Italiane e Dhembeve dhe eshte veçanerisht e pershtatshme per femijet nen 5 vjeç.

Karakteristikat e tij jane te certifikuara per ruajtjen e higjienes dhe parandalimin e semundjeve te gojes dhe dhembeve, pa nderhyre ne zhvillimin natyror te dhembeve.

Pemrban nje kohemates 2 minutesh me drite qe e ndihmon femijen te mesoje kohen e duhur per t’i pastruar dhembet.

 

Operon ne 3 menyra te ndryshme vibrimi ne varesi te nevojave te moshes se rritjes:

* 16,000 dridhje ne minute per pastrim te bute te mishrave te dhembeve dhe dhembeve te pare

* 22,000 dridhje ne minute per pastrim te thelle nga mosha parashkollore

* 22000 dridhje impulsive ne minute per te hequr shtresat e baktereve

Quantity
Category:

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top