No products in the cart.

OKITASK 40 MG – 10 BUSTINA

630 L

Okitask përdoret për trajtimin dhe lehtësimin e dhimbjes, dhimbjes së kokës, dhimbjes menstruale dhe dhimbjeve të muskujve. Mund të tretet direkt në gojë dhe jep efekt brenda disa minutave.
Quantity

Description

Okitask përmban Ketoprofen, i cili përdoret për trajtimin e dhimbjeve të lehta deri të moderuara si: dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje kyçesh dhe muskuloskeletike, dhimbje menstruale. Bustina mund të vendoset direkt në gjuhë dhe tretet me përshtymë duke çuar në përthithje më të shpejtë në organizëm.
Indikohet për trajtimin e:
  • Dhimbjes së kokës
  • Dhimbjes së dhëmbit
  • Dhimbjes së kyçeve dhe kockave
  • Dhimbjes menstruale
  • Dhimbjes së muskujve
MOS përdorni asnjë produkt tjetër që përmban Ketoprofen, barna të tjerë antiinflamatorë kur merrni këtë bar.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj ketoprofenit ose ndonjë përbërësi tjetër të produktit.
Të mos u jepet fëmijëve nën 15 vjeç.
MOS e përdorni për një kohë të gjatë pa këshillën e mjekut.
MOS e merrni nëse vuani nga fenilketonuria.
Ndaloni trajtimin në rastet e shqetësimeve në shikim si paqartësi në pamje.
Kujdes:
Kini kujdes të veçantë me Ketoprofen nëse:
  • Keni probleme me hipertensionin, sepse ketoprofeni mund të shkaktojë rritje të presionit të gjakut
  • Gjendja juaj shëndetësore nuk përmirësohet
  • Ju keni probleme serioze me veshkat ose mëlçinë
  • Ju keni ose keni pasur astmë
  • Jeni i moshuar
  • Vuani nga hemorragji gastrointestinale, ulçeracion dhe perforacion.
  • Trajtoheni me barna të tjerë.

 

 

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top