No products in the cart.

Pharmaceris – Emotopic Physiological Moisturizing Foam Shampoo

3050 L

Shampo e cila rikthen ekuilibrin dhe heq tharjen e skalpit. Rekomandohet për larjen e përditshme të skalpit të ndjeshëm, të thatë e të irrituar të kokës së fëmijëve që nga dita e parë e jetës.

Quantity

Description

Lehtëson thatësinë e tepërt dhe kruajtjen e kokës tek fëmijët, të rriturit dhe personat që vuajnë nga dermatiti atopik.

Kjo formulë jashtëzakonisht e butë nuk shkakton lot dhe krijon një bollëk shkume për ta bërë kohën e banjës më argëtuese.

Shampoja me një shkumë të lehtë përputhet me pH fiziologjik të lëkurës, duke mundësuar pastrim të plotë e të butë të kokës dhe flokëve pa dëmtuar shtresën hidrolipidike të epidermës. Përmbajtja e Pantenolit D Bio-Aktiv dhe betainës sigurojnë hidratim optimal të skalpit të kokës, duke ofruar mbrojtje natyrale kundër acarimit, thatësisë së tepërt dhe plasaritjes së lëkurës.

Ekstrakti i kamomilit redukton ndjeshmërinë e tepërt ndaj faktorëve të jashtëm, ndërkohë që  njëkohësisht rigjeneron lëkurën dhe forcon flokët. Shampoja qetëson lëkurën dhe lehtëson irritimet e lëkurës së kokës. Formula jashtëzakonisht e butë e larjes parandalon ndjesinë e djegies në sy.

Shampo nuk i rëndon flokët, ka një efekt kundër ngatërrimit dhe i lë ato të buta dhe të mëndafshta në prekje. Formula me bazë shkume, përveç efikasitetit të saj të provuar, e bën kohën e banjës dhe larjen e flokëve më argëtuese për fëmijët.

 

Përdorimi:

  • Për të porsalindurit: Hidhni një dozë të shampos direkt në vaskë. Lani butësisht kokën e foshnjës tuaj dhe shpëlajeni me ujë të pastër.
  • Foshnjat, fëmijët dhe të rriturit: Aplikoni shampon në flokë të lagur dhe masazhoni të gjithë lëkurën e kokës. Shpëlajeni tërësisht me ujë.
top