Description
Vepron menjëherë pas aplikimit, ka formulë të biodegradueshme, teksturë të lehtë për aplikim të lehtë, nuk lë shenja të bardha, është ultra rezistent ndaj ujit dhe djersës.
Mbrojtja nga dielli e gamës Heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, i njohur si një filtër mbrojtës ndaj dielli shumë i sigurtë për lëkurën më të ndjeshme (filtër fizik).
Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve të dëmshme (UVA, UVB, IR dhe drita blu).
Veprim hidratues: Derivate nga farërat me përmbajtje të lartë vajore për shkak të vetive ushqyese dhe të dobishme të lëkurës, i japin lëkurës një hidratim të pasur.
Veprim qetësues: Polisakaridi natyral B-Glucan dhe triesteret e glicerinës natyrale të oksigjenuar OGT-D me vetitë e dobishme për lëkurën, forcojnë barrierën e lëkurës, ofrojnë veprim qetësues ndaj irritimeve që lidhen me ekspozimin në diell, ndërkohë që rrisin elasticitetin dhe butësinë e lëkurës.
Formula e biodegradueshme: kremi i diellit ka formulë të biodegradueshme e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeane.
Paketimi Ekologjik: Paketimi i kremit ka origjinë organike prej kallamit të sheqeri dhe është 100% i ricikluar, duke reduktuar kështu ndotjen mjedisore.
Nuk përmban: filtra kimikë UV, dioksid titani, vaj mineral, vaj, dyll parafine, silikone, alkool,parabenë, fenoksietanol. Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme. I përshtatshëm për gratë shtatzëna, nënat gjidhënëse dhe diabetikët . Përbërje vegane.
Përdorimi:
Aplikojeni pak para ekspozimit tuaj në diell.
Kremi mbrojtës ndaj diellit i fytyrës dhe trupit Heliodor vepron menjëherë dhe kërkon një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë, trup dhe skalp.
Reviews
There are no reviews yet.