Sold

Pharmasept – Tinted Face Sun Cream (SPF 30)

2400 L

Krem dielli me ngjyrë për fytyrën dhe qafën, me mbrojtje të lartë SPF 30. Me filtër 100% natyral të oksidit të zinkut, ZANO 20, në formë jo nano, që nuk shkakton fotoalergji dhe fototoksicitet. Ofron mbrojtje me spektër të gjerë kundër rrezeve të dëmshme (UVA, UVB, IR dhe dritës blu).

Out of stock

Description

Ka formulë të biodegradueshme, teksturë të lehtë për aplikim të lehtë, ndërsa është ultra-rezistent ndaj ujit dhe djersës. Ofron mbulim natyral dhe efekt mat. Ideale për të gjitha fototipet e lëkurës.

Mbrojtja nga dielli e gamës Heliodor bazohet në filtrin 100% natyral të oksidit të zinkut, ZANO 20, i njohur si një filtër dielli shumë i sigurtë edhe për lëkurën më të ndjeshme.

Veprim hidratues dhe anti-age: Derivatet e farave me përmbajtje vajore për shkak të vetive ushqyese, në kombinim me acidin hialuronik, sigurojnë hidratim intensiv të lëkurës dhe veprojnë kundër plakjes së parakohshme.

Përforcues natyral i shkëlqimit: Kombinimi natyral i vajit të rrushit të zi dhe ekstrakteve të bozhures dhe rozmarinës, nxisin shkëlqimin natyral të lëkurës, ngadalësojnë shfaqjen e shenjave të plakjes së parakohshme dhe parandalojnë shfaqjen e njollave të hiperpigmentimi. Produkti është ideal për reduktimin e eritemës diellore pas ekspozimit në diell.

Mbulim natyral dhe efekt mat: Ky krem dielli me ngjyrë për fytyrën, ofron mbulim natyral nga pigmente me lecitinë natyrale, të certifikuar nga ECOCERT dhe një efekt matifikues si një pudër natyrale. Ideale për të gjitha fototipet e lëkurës.

Formula e biodegradueshme: Produktet e diellit Heliodor kanë formulë të biodegradueshme, e cila kontribuon në reduktimin e ndotësve në oqeanet tona. Me formulën e biodegradueshme sigurojmë që lëndët e para të kthehen në natyrë pa lënë gjurmë që mjedisi nuk mund t’i menaxhojë vetë. Kështu, ne kontribuojmë në reduktimin e gjurmës sonë mjedisore.

Paketim Ekologjik: Tubetet e produkteve Heliodor kanë një origjinë organike prej kallamit të sheqerit dhe janë 100% të ricikluara. Letra e përdorur për kutitë Heliodor është e certifikuar.

  • 0% Filtra Kimike UV, dioksid titani, paraben, fetoksitanol, PEG.
  • Testuar dermatologjikisht në lëkurë të ndjeshme.
  • I përshtatshëm në  shtatëzani, gjidhënie dhe për diabetikët.

 

Përdorimi:

Aplikojeni pak para ekspozimit tuaj në diell.
Vepron menjëherë dhe kërkon një sasi të vogël por të mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e lëkurës në fytyrë dhe qafë.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top