Description
Qumësht për foshnje, që nga dita e parë e lindjes deri në 6 muaj. Përbërësi ekskluziv “Qumështi i Fermentuar” i pranishëm në qumështin Plasmon Nutri-Uno vjen nga procesi i fermentimit me Lactobacillus paracasei CBA L74. Përgatitja dhe ruajtja jo-adekuate mund të shkaktojë shqetësime ose rreziqe për shëndetin e foshnjës. Ndiqni udhëzimet me kujdes.
- Përgatitni një shishe që duhet t’i jepet foshnjës menjëherë pas përgatitjes.
- Mos e ripërdorni qumështin e mbetur në shishe në fund të ushqyerjes.
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjën. Organizata Botërore e Shëndetit e rekomandon atë si një ushqim ekskluziv deri në muajin e gjashtë dhe si një përbërës të një diete të ekuilibruar. Nëse ushqyerja me gji nuk është e mundur ose e mjaftueshme, gjithmonë kërkoni këshilla nga pediatri juaj.
Përdorimi:
- Lani me kujdes dhe thajini duart.
- Sterilizoni shishen para përdorimit.
- Shkundni paketimin para se ta hapni, derdhni sasinë e kërkuar të qumështit në shishe dhe ngroheni në një temperaturë prej rreth 37 ° C
- Nuk kërkohet zierje pasi produkti është sterilizuar.
- Pas ushqyerjes, lani me kujdes shishen
Reviews
There are no reviews yet.