Vitaminat prenatale – Sa të domosdoshme janë për nënën dhe bebin?
Vitaminat prenatale janë suplemente që përmbajnë vitamina dhe minerale të përditshme që ju nevojiten para dhe gjatë shtatzënisë. Janë bërë posaçërisht për t’ju mbështetur ju dhe shtatzaninë tuaj.
Shumica e lëndëve ushqyese duhet të vijnë nga ushqimet që hani, por eshtë gjithashtu një ide e mire të merrni vitamina para lindjes.
Acidi folik
është vitamina më e rëndësishme që duhet marrë kur planifikoni një shtatëzani.
Acidi folik është një vitaminë B për të cilën qelizat në trupin tuaj kanë nevojë per t’u rritur. Marrja e 400 mcg acid folik do ditë për të paktën 1 muaj para dhe gjatë shtatzënise mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për probleme me trurin dhe shtyllën kurrizore të foshnjës.
Nevoja për gjak shtesë për zhvillimin e placentes dhe foshnjës tuaj gjatë shtatzënisë kërkon hekur shtesë i cili gjendet në shumicën e vitaminave prenatale.
Disa vitamina prenatale përmbajnë acide yndyrore si DHA dhe acid arakidonik (ARA), të cilat ndihmojnë në zhvillimin e bebit.
Vitaminat dhe mineralet e tjera të rendësishme janë : kalcium, vitaminë D, kolinë, acide yndyrore omega-3, vitamina B dhe vitamina C.