Angelini – Tachipirina eferveshente 1000mg

751 L

Tachipirina përmban paracetamol i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik).

Quantity

Description

Trajtimi simptomatik i dhimbjeve të të gjitha llojeve (psh. dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, dhimbje qafe, dhimbje në nyje dhe lumbosakrale, dhimbje menstruale, nderhyrje kirurgjikale të vogla).

 

Dozimi

Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Të rriturit

Tachipirina 1000mg rekomandohet per te rriturit dhe adoleshentet mbi 15vjec. Doza e rekomanduar është një tabletë e tretur ne uje deri 3 here ne dite, ne nje interval midis marrjeve jo me pak se 4 ore. 

 

Principi aktiv

Substanca aktive është: paracetamoli (secila tabletë eferveshente përmban 1000 mg paracetamol) Përbërësit e tjerë janë: acidi citrik, bikarbonat natriumi, sorbitol, benzoat natriumi, arome portokalli, acesulfame K, emulsion simetikoni, dokusat natriumi.

 

*Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.

Ruajtja

Mbajeni këtë medikament jashtë shikimit dhe arritjes nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji. Gjysma e tabletës mund të ruhet për 24 orë në paketimin origjinal.

 

Efektet anesore

Si të gjitha medikamentet, edhe ky medikament mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shprehin ato. Nëse ju / fëmija përjetoni efektet anësore të mëposhtme, ndalojeni menjehere këtë medikament dhe kontaktoni menjëherë mjekun tuaj: reaksione alergjike me:

  • Skuqje e lëkurës e shoqeruar me kruajtje (urtikarie)
  • Enjtje e fytit (edemë e laringut)
  • Enjtje e duarve, këmbëve, kyçeve të këmbës, fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose fyt (angioedema)
  • Reaksion i rëndë alergjik (shoku anafilaktik)

 

Medikamentet e tjera dhe Tachipirina

Paracetamoli mund të ndërveprojë me medikamente të tjera. Tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër.

  • Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket, opioidet), vonojnë efektin e Tachipirines
  • Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetike) përshpejtojnë efektin e Tachipirines
  • Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak), zvogëlon efektin e paracetamolit
  • Kloramfenikoli (antibiotik), mund te rrise rrezikun e efekteve anesore
  • Antikoagulante
  • Rifampicina (antibiotik);
  • Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulcerës së stomakut)
  • Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsise), si glutetimide, fenobarbita, karbamazepina
  • Zidovudina (medikament per trajtimin  e HIV).

Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachipirine kërkon një kontroll strikt të mjekut.

Kjo është një përmbledhje e fletës përshkruese të produktit, nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes, ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top