Description
Aptamil AR 1 Për foshnja nga 0-6 muaj
Për menaxhimin e regurgitimit & refluksit nepermjet ushqyerjes
Frymëzuar nga 40 vjet kërkime pioniere mbi shëndetin gastrointestinal.
Aptamil AR është ushqim për nevoja speciale mjekësore. Jepet me keshillen dhe nen vezhgimin e mjekut.
Refluksi ndodh kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag pas ushqyerjes, Regurgitimi ndodh kur kjo masë arrin në gojë.
Aptamil AR përmban një pastë të krijuar nga bishtajat e karobit, e cila e trash formulën, pa ndikuar në përbërjen dhe vlerat ushqimore të saj. Ajo redukton me 78% episodet e regurgitimit.
Aptamil AR 1& 2 është një formulë patentë e gjeneratës së re, e cila tashmë përmban prebiotikë scGOS/lcFOS ,Postbiotikë & HMO 3’GL, (oligosaharide që gjenden në qumështin e gjirit) kombinim i provuar shkencërisht që përmirëson mikrobiotën dhe forcon imunitetin e bebeve.
Formulat e zakonshme AR përdorin niseshten ose drithërat për të mpiksur formulën, të cilat shndërrohen në lëng sapo bien në kontakt me amilazën dhe lëngjet gastrike duke humbur kështu efektin antirefluks.
•Kini kujdes! Aptamil AR është pak më i trashë se formulat standarte prandaj rekomandohet të përdoret një biberon me një vrimë, e cila të ketë një madhësi normale për të lejuar rrjedhjen e qumështit.
Kur të filloni përdorimin e Aptamil AR, mund të vini re ndryshim në jashtëqitjen e bebit, ajo bëhet më e shpeshtë dhe më e butë, me një përbërje si pudingu.
-Alergjenë: qumështi, peshku, soja. Pesha neto 400g
Kalimi në stadin tjeter:
Pas 6 muajsh rekomandohet të zëvendësohet gradualisht Aptamil AR1 me Aptamil AR2
Tashmë si përbërja ashtu edhe paketimi i Aptamil AR ka ndryshuar. Përbërja është përshtatur sipas rregullave të reja të BE dhe zbulimeve të fundit shkencore. Paketimi ka ndryshuar, duke u bërë më i dallueshëm nga ju si ushqim për përdorim mjekësor.
Paketim: 400 gr
Përberesit në 100 ml ushqim të përgatitur AR 1
Energji 276kj /66kcal; Yndyrna 3,4g, prej te cilave: (te ngopura 1,5 g,(te monopasaturuara 1.3g, te polipasaturuara 0.60g); Acid linoleik (LA) 450mg; α-Acid linoleik(ALA) 54mg; Acid arakidonik (AA) 17mg; Acid dokosahekzanoik (DHA) 17mg; Karbohidrate 7.3g prej te cilave: (sheqer 7.2g, laktoze 7.0g, inositol 7.3mg); Fibra 0.70g prej te cilave: (GOS² 0.24g, FOS³ 0.04g, 3’GL ⁴ 0.015g) Proteina 1.3g; Kazeine 0.80g; Proteina hirre 0.50g; Kripe 0.05g, Vitamina: Vitamine A 58μg; Vita¬mine D 1.6μg; Vitamine E 1.1mg TE; Vitamine K 5.8μg; Vitamine C 9.2mg; Vitamine B1 0.07mg; Vitamine B2 0.14mg; Vitamine B3 0.43mg; Vitamine B6 0.05mg; Folate14 μg; Vitamine B12 0.08μg; Biotin 1.7μg; Acid Pantotenik 0.50mg; Minerale: Natrium 22mg; Kalium 75mg; Klorid 53mg; Kalcium 79mg; Fosfor 51mg; Magnez 5.1mg; Hekur 0.79mg; Zink 0.63mg; Baker 0.05mg; Mangan 0.004mg; Fluor ≤ 0.006mg; Molybdenum≤5.9μg; Selen 3,0μg; Krom≤5.9μg;Jod 13μg,
L-karnitine 2.1mg; Koline 22mg; Taurine 5.3mg; Karbohidrate jokalorike 0.10g; Nukleotide 2.3mg.
Reviews
There are no reviews yet.