Description
Pompa elektrike e gjirit COMPACT PLUS është një pajisje unike, e cila kombinon një pompë gjiri me cilësi të lartë dhe një aspirator nazal. Pompa e gjirit ofron rehati dhe performancë të lartë. Hinka, e cila është bërë nga silikoni i butë, mbulon fort të gjithë gjoksin për të rritur rehatinë kur qumështi pompohet, veçanërisht për gratë që i janë nënshtruar një seksioni cezarian. Fuqia e thithjes ofron mundesi rregullimi duke ndryshuar forcen e pompimit. Pompa e gjirit është e lehtë për t’u përdorur, montuar dhe çmontuar. Seti COMPACT ofron shishe biberoni të cilën mund ta përdorni menjëherë pas procesit të pompimit. Pompa e gjirit mund të lidhet me aspiratorin nazal të përfshirë. Aspiratori është i dedikuar për fëmijë dhe bebe. Ofron fuqi thithëse të lartë, por të sigurt, e cila do të heqë të gjitha sekrecionet e hundës për të siguruar që fëmija juaj të jetë në gjendje të marrë frymë lirshëm dhe të flejë mirë. Është çuditërisht e qetë dhe mund të përdoret edhe kur fëmija juaj është në gjumë. Të gjithë elementët e pompës së gjirit janë bërë nga një material i veçantë i përshtatshëm për kontakt me ushqimin dhe pa Bisphenol A. Pompa e gjirit mundësohet me një bateri të ringarkueshme.
Reviews
There are no reviews yet.