Description
Blevit Plus – Muhalebi me Drithëra pa Gluten (4m+)
Me fruktooligosakaride (FOS) dhe drithëra të plota të cilat janë burim i fibrave të tretshme. Konsumimi i drithërave të plota ndihmon në rritjen e marrjes së karbohidrateve komplekse dhe balancimin e dietës.
Përmbajtje e lartë e kalciumit, hekurit dhe 9 vitaminave. Hekuri kontribuon në zhvillimin normal kognitiv të fëmijëve. Kalciumi dhe vitamina D janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Përveç kësaj, vitamina D kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar të fëmijëve.
Muhalebia e drithërave është një ushqim i ekuilibruar dhe i plotë që përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës që në muajt e parë të jetës. Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, te cialt janë një burim ideal energjie.
Përdorimi:
Përgatitet menjëherë. Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të përzihet në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi me një strukturë të butë, homogjene dhe një shije të këndshme.
Dozimi:
- Shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë në një ose më shumë vaktet për konsumimin ditor të foshnjës.
- Muhalebi për fëmijë: Vendosni 200 ml qumësht të ngrohtë për foshnjat ose qumështin (Blemil) në një pjatë dhe shtoni 7 lugë gjelle (përafërsisht 30g) nga produkti.
I përziejmë me kujdes derisa të përftojmë një masë homogjene. Ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme. Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.
Reviews
There are no reviews yet.