Total:
133875 L

Cetaphil – Larës për lëkurë të thatë

3000 L

Locion pastrues pa sapun dhe aromatizues, i krijuar për pastrimin e përditshëm të lëkurës së thatë dhe të ndjeshme në trup dhe fytyrë.

Quantity

Description

 Formula e testuar klinikisht largon butësisht dhe në mënyrë efektive papastërtitë dhe është gjithashtu i përshtatshëm edhe si pastrues i make-up-it pa irrituar ose djegur sytë tuaj.

Mund të përdoret me ose edhe pa ujë. Për lëkurë të butë dhe elastike.

Jo komedogjenik.

Mbron lëkurën nga tharja dhe forcon funksionin e barrierës natyrore të lëkurës. Locioni mbron nga 5 shenjat e lëkurës së ndjeshme, si thatësia, vrazhdësia, shtrëngimi, acarimi dhe barriera e dobësuar e lëkurës.

Ushqen lëkurën me vitaminë B3, provitamin B5 dhe glicerinë hidratuese dhe ndihmon në përmirësimin e rezistencës së lëkurës së ndjeshme. Locioni pastrues lë ndjesinë e lëkurës së butë që pas aplikimit të parë.

Testuar klinikisht në lëkurë të ndjeshme.

Aplikoni locionin pastrues Cetaphil në lëkurë dhe masazhojeni butësisht.

  • Pa ujë: Hiqni mbetjet me një pecetë kozmetike ose pambuk.
  • Me ujë: shpëlajeni dhe thajeni me një peshqir të butë.

Sugjerohet të aplikoni produktet për kujdesin e fytyrës menjëherë pas pastrimit të fytyrës, ditën si edhe në mbrëmje. Veçanërisht në mbrëmje, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës suaj e cila mbrohet në mënyrë optimale nga tharja gjatë natës.

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top