FASTUM GEL 2.5G/100G – 50 G

567 L

Fastum xhel është një xhel që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve muskulare. Përdoret nga të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
Quantity

Description

Fastum xhel përmban si lëndë aktive ketoprofenin i cili është një bar antiinflamator jo-steroid  që përdoret për të lehtësuar dhimbjen e dëmtimeve të indeve të buta, tendosjeve akute dhe ndrydhjeve. Xheli aplikohet lokalisht në trajtimin e dhimbjeve të shpinës, dhimbjen e shpatullave, dhimbjen e gjurit, dhimbjen e muskujve të kyçeve etj.
Indikohet për të lehtësuar dhimbjen:
  • Nga dëmtimet e indeve të buta
  • E tendosjeve dhe ndrydhjeve akute.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistintuaj përpara përdorimit.
Aplikojeni mbi lëkurën e zonës së prekur duke nxjerrë nga tubeti 5-10 cm xhel, 1- 3 herë në ditë.
MOS e përdorni te fëmijët nën 12 vjeç.
MOS përdorni Fastum Gel për më shumë se 10 ditë rresht.
MOS përdorni më shumë se 25 gr Xhel Fastum në ditë.
MOS e ekspozoni lëkurën që është mjekuar me Fastum Gel në diell për 2 javët në vijim.
MOS e përdorni nëse jeni shatëzanë ose jeni duke ushqyer me gji. Mund të ndikojë tek foshnja juaj.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin tuaj para se të përdorni Fastum Gel nëse
  • Jeni i mbindjeshëm ndaj lëndës vepruese ketoprofen apo ndaj ndonjë prej lëndëve të tjera përbërëse.
  • Në të shkuarën keni vuajtur nga alergji të lëkurës të shkaktuara nga ketoprofeni, acidi tiaprofenik, fenofibrati, bllokuesit e rrezatimit UV ose parfumet.
  • Në të shkuarën keni vuajtur nga ndonjë reaksion foto- sensibiliteti.
  • Jeni i mbindjeshëm (alergjik) ndaj acidit acetilsalicilik ose barnave të tjera anti-inflamatore jo steroidal.
  • Keni pasur (astmë), (rinitit) ose një skuqje të shoqëruara me kruarje (urtikarie) pasi keni marrë aspirinë ose AIJS të tjera.
  • Zona për tu trajtuar është afër syve.
Për përdorim të jashtëm.

Informacione të tjera

Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni këtë produkt pas datës së skadencës e cila është e shënuar në paketim.

Përbërësit

 

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top