LIOTON GEL – 50 G

1134 L

Lioton xhel është një xhel që ndihmon në uljen e inflamacionit dhe lehtësimine dhimbjeve të shkaktuara nga venat varikoze (varicet). Zvogëlon ënjtjen dhe ka efekt kundër mpiksjes së gjakut. Xheli përdoret vetëm nga të rriturit.
Quantity

Description

Lioton xhel përmban heparinë e cila bën pjesë në grupin e barnave që përdoren për trajtimin e venave varikoze. Lioton vepron duke ulur enjtjen, inflamacionin dhe ka efekt antikoagulues (kundër mpiksjes së gjakut)Xheli përdoret për trajtimin lokal të inflamacionit të venave sipërfaqësore dhehematomave (mavijosjeve).
Indikohet në:  
  • Trajtimin e sëmundjeve të venave sipërfaqësore, si sindromat varikoze dhe ndërlikimet e tyre: flebotromboza, tromboflebiti, periflebiti sipërfaqësor, ulçerat varikoze.
  • Varikoflebiti postoperator, pasojat e safenektomisë.
  • Traumat dhe kontuzionet (shembjet); infiltratet dhe edemat lokale; hematomat subkutane.
  • Traumat dhe tërheqjet muskulo-tendinoze dhe kapsulo-ligamentoze.
Lioton mund të përdoret vetëm ose në kombinim me terapitë sistemike.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Xheli përdoret (aplikohet) 1-3 herë në ditë, duke vendosur 3-10 cm xhel në zonën e prekur dhe duke e shpërndarë atë nëpërmjet masazhimit të lehtë.
MOS e përdorni nëse jeni alergjik ndaj heparinës ose përbërësve të tjerë të xhelit.
MOS e përdorni në rastet e gjakderdhjeve, plagëve të hapura ose mukozave.
Lioton Gel përmban eksipientët metil dhe propil p-hidroksibenzoat dhe nuk përdoret në pacientët që janë alergjik ndaj parabenit.

 

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top