Description
Spraji Oki përmban ketoprofen si lëndën e tij aktive që i përket grupit të barnave të quajtur antiinflamatorë josteroide. Ketoprofen redukton gjithashtu dhimbjen dhe ënjtjen. Spraji Oki trajton gjendjet inflamatore të shoqëruara me dhimbje të kavitetit oral (si p.sh. Gingivit, Stomatit, Faringit) dhe dhimbje fyti. Mund të përdoret gjithashtu pas ndërhyrjeve kirurgjikale dentare.
Indikohet në:
-
Lehtësimin e dhimbjes së fytit
-
Trajtimin e gingivitit, stomatitit, faringitit
Përdorimi:
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin e barit ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
Dozimi i rekomanduar: 1-2 sprucime deri në 3 herë në ditë, drejtuar direkt në zonën e prekur.
Oki Spraj duhet të përdoret vetëm për trajtim për kohë të shkurtër. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni mjekun tuaj.
Reviews
There are no reviews yet.