Description
Rapidol S përmban ibuprofen një bar antiinflamator që vepron me efikasitet në dhimbjen e kokës, migrenë, dhimbje muskulare dhe të kyçeve, dhimbje dhëmbi, dhimbje shpine dhe dhimbje menstruale.
Ul temperaturën e trupit dhe trajton simptomat e të ftohurës dhe gripit.
Mund të përdoret në të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
-
Lehtëson dhimbjen e lehtë deri në mesatare si dhimbje koke, migrenë, dhimbje muskulare, dhimbje dhëmbi etj.
-
Lehtëson simptomat e të ftohurës dhe gripit.
-
Ul temperaturën.
Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj.
Dozimi
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të filloni duke marrë 400 mg në fillim pastaj vazhdoni me 200 mg deri në 400 mg çdo 4 orë.
Doza maksimale ditore është 1200 mg. Mund ta merrni gjatë ose pas vakteve.
MOS e merrni Rapidol S 400 mg nëse:
-
Jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndaj përbërësve të tjerë të barit.
-
Keni patur astmë ose reaksione alergjike pas trajtimit me ibuprofen, acid acetilsalicilik dhe barna të tjerë jo steroidale anti -inflamatorë.
-
Vuani nga ulçera ose keni gjakderdhje gastrointestinale
-
Keni tedencë të rritur për gjakderdhje
-
Vuani nga dëmtime të rënda të zemrës, mëlçisë dhe veshkave.
-
Jeni në tre mujorin e fundit të shtatzënisë.
-
Fëmija juaj është nën 12 vjeç.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
-
Jeni shtatzënë ose po planifikoni të mbesni shtatëzënë.
-
Vuani nga ulçera ose problem tjetër me stomakun.
-
Vuani nga sëmundje të mëlçisë dhe veshkave.
-
Keni sëmundje të zemrës
-
Jeni i moshuar.
-
Vuani nga sëmundje e veçantë si Lupus Eritematozë.
-
Keni kolit ulçeroz ose sëmundje të Chron’s
-
Keni dehidratim të konsiderueshëm.
Reviews
There are no reviews yet.