Ezpz - Tiny Bowl

Ezpz - Tiny Bowl

2x

2690 L

Paranix - Shampoo

Paranix - Shampoo

1x

1650 L

Omron – M6 Comfort

Omron – M6 Comfort

1x

12500 L

Ezpz - Happy Bowl

Ezpz - Happy Bowl

1x

3190 L

Synergy - Osteofit

Synergy - Osteofit

1x

1400 L

Total:
150370 L

RAPIDOL S 400 MG – 10 KAPSULA XHELATINORE

250 L

Rapidol S 400 mg për përdorim në fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit lehtëson nga dhimbjet e origjinave të ndryshme dhe ul temperaturën. Trajton gjithashtu simptomat e të ftohurës dhe gripit.
Quantity

Description

Rapidol S përmban ibuprofen një bar antiinflamator që vepron me efikasitet në dhimbjen e kokës, migrenë, dhimbje muskulare dhe të kyçeve, dhimbje dhëmbi, dhimbje shpine dhe dhimbje menstruale.
Ul temperaturën e trupit dhe trajton simptomat e të ftohurës dhe gripit.
Mund të përdoret në të rritur dhe fëmijët mbi 12 vjeç.
  • Lehtëson dhimbjen e lehtë deri në mesatare si dhimbje koke, migrenë, dhimbje muskulare, dhimbje dhëmbi etj.
  • Lehtëson simptomat e të ftohurës dhe gripit.
  • Ul temperaturën.

Gjithmonë lexoni fletëudhëzuesin ose këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj.

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: Rekomandohet të filloni duke marrë 400 mg në fillim pastaj vazhdoni me 200 mg deri në 400 mg çdo 4 orë.

Doza maksimale ditore është 1200 mg. Mund ta merrni gjatë ose pas vakteve.

MOS e merrni Rapidol S 400 mg nëse:
  • Jeni alergjik ndaj ibuprofenit ose ndaj përbërësve të tjerë të barit.
  • Keni patur astmë ose reaksione alergjike pas trajtimit me ibuprofen, acid acetilsalicilik dhe barna të tjerë jo steroidale anti -inflamatorë.
  • Vuani nga ulçera ose keni gjakderdhje gastrointestinale
  • Keni tedencë të rritur për gjakderdhje
  • Vuani nga dëmtime të rënda të zemrës, mëlçisë dhe veshkave.
  • Jeni në tre mujorin e fundit të shtatzënisë.
  • Fëmija juaj është nën 12 vjeç.
Kujdes:
Këshillohuni me doktorin ose farmacistin tuaj përpara përdorimit.
  • Jeni shtatzënë ose po planifikoni të mbesni shtatëzënë.
  • Vuani nga ulçera ose problem tjetër me stomakun.
  • Vuani nga sëmundje të mëlçisë dhe veshkave.
  • Keni sëmundje të zemrës
  • Jeni i moshuar.
  • Vuani nga sëmundje e veçantë si Lupus Eritematozë.
  • Keni kolit ulçeroz ose sëmundje të Chron’s
  • Keni dehidratim të konsiderueshëm.

 

Reviews

There are no reviews yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12345

top