Description
Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe/ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç: 1 bustinë tretet në ujë, 1-2 herë në ditë; në raste të rënda, doza ditore mund të rritet deri në 3 bustine në ditë. Intervali midis marrjeve nuk duhet të jetë më pak se katër orë.
- Mbindjeshmëri ndaj paracetamolit, kafeinës ose ndaj eksipientëve.
- Personat nën 15 vjeç.
- Medikamentet me bazë paracetamolin janë të kundërindikuara në pacientët me anemi hemolitike të rënde.
- Insuficiencë e rëndë hepatocelulare.
- Për shkak të pranisë së aspartamit, përdorimi i Tachicaf është kundërindikuar në rastet e fenilketonurisë.
Nderveprimet me medikamentet e tjera
Tregojini mjekut ose farmacistit nëse po merrni ose keni marrë kohët e fundit ose mund të merrni ndonjë medikament tjetër.
- Medikamentet që ngadalësojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. antikolinergjiket, opioidet), vonojnë efektin e Tachicaf.
- Medikamentet të cilat përshpejtojnë zbrazjen e stomakut (p.sh. prokinetike) përshpejtojnë efektin e Tachicaf
- Kolestiramina (medikament që përdoret për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak), zvogëlon efektin e paracetamolit
- Kloramfenikoli (antibiotik), mund te rrise rrezikun e efekteve anesore
- Antikoagulante
- Rifampicina (antibiotik);
- Cimetidina (medikament i përdorur për trajtimin e ulcerës së stomakut)
- Antiepileptikët (medikamente për trajtimin e epilepsise), si glutetimide, fenobarbital, karbamazepina
- Zidovudina (medikament per trajtimin e HIV).
- Clozapina
- Litium
Përdorimi i këtyre medikamenteve me Tachicaf kërkon një kontroll strikt të mjekut.
Shtatzania
Gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji, rekomandohet të merret vetëm në raste me nevojë reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut.
Kjo është një përmbledhje e fletës përshkruese të produktit, nuk përmban të gjitha informacionet e fletëpalosjes, ju lutemi lexoni versionin e plotë brenda kutise. Ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut ose farmacistit tuaj.
Reviews
There are no reviews yet.