Description
Mirëqënie e përgjithshme
Pas të 70-ve është edhe më i rëndësishëm sigurimi i të gjithë nutrientëve. Wellman 70+ përmban tiaminë (vitamine B1), bakër dhe hekur që ndihmojnë në energji dhe vitalitet. Vitamina B6, B12 dhe hekuri kontrbuojnë në formimin e qelizave të kuqe dhe hemoglobinës. Kjo formulë gjithashtu përfshin Ginseng Siberian, Acid Alfa lipoik dhe koenzimë Q10.
Sistemi imunitar
Imuniteti është edhe më i rëndësishëm me kalimin e moshës. Wellman 70+ përfshin një sërë vitaminash si vitaminë C, B6, B12 dhe D plus mineralet zink dhe hekur që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Këshilla e Departamentit të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar: të rriturit mbi 65 vjeç duhet të marrin një suplement që përmban vitaminë D
Shëndeti i meshkujve
Wellman 70+ përfshin nutrientë specifikë që janë zgjedhur me kujdes për rolin e tyre mbështetës për shëndetin e meshkujve përfshire vitaminën B6 që ndihmon në rregullimin e aktivitetit hormonal. Nivelet e larta të kafeinës, duhani, stresi dhe alkoli shkaktojnë uljen e niveleve të zinkut në trup. Faktorë si çaji ose marrja e fibrave të tepërta mund të pengojnë përthithjen e këtij minerali të rëndësishëm.
Kjo formulë gjithashtu përfshin zinkun që ndihmon në normalizimin e niveleve të testosteronit.
Shikim normal
Retina dhe lentet mund të dëmtohen përgjatë viteve nga ekspozimi në diell, duhani dhe ndotja. Vitamina C dhe E ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si dhe zinku ndihmon në mirëmbajtjen e një shikimi normal.
Funksini Konjitiv
Eshtë e rëndësishme të mbajmë trurin të shëndetshëm dhe aktiv ndërsa plakemi. Wellman 70+ përfshin hekur, jod dhe zink që ndihmojnë në një funksion konjitiv normal plus acidi pantotenik që ndihmon në performancën mendore.
Gjithashtu permban Vitaminë B6 & B12, biotinë dhe vitaminë C që ndihmojnë në mirëfunksionimin e sistemit nervor.
Zemra dhe qarkullimi i gjakut
Wellman 70+ përmban vitaminë B1 që ndihmon në mirëfunksionimin e zemrës ndërsa Vitamina B6 dhe B12 kontribuojnë në metabolizmin e homocisteinës dhe formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Formula gjithashtu ka vitaminë C që ndihmon në përthithjen e hekurit, shumë e rëndesishme për vegjetarianët.
- Pa ngjyrues artificialë
- Pa gluten
- Pa konservantë
- Pa kripë ose maja
- Wellman 70+ nuk është testuar në kafshë
- I përshtatshëm për vegjetarianë
Përdorimi:
Një tabletë në ditë me vaktin tuaj kryesor. Pijeni me ujë ose një pije të ftohtë. Nuk duhet të përtypet. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Të merret me stomak plot.
Reviews
There are no reviews yet.